Vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën, lirohet nga burgu 50-vjeçari shqiptar në Greqi
50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën 18-vjeçare për 9 vite me radhë, është liruar nga burgu dhe është lënë në “arrest shtëpie”.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, 50-vjeçari është lënë përkohësisht në ‘arrest shtëpie’, në shtëpinë e vajzës së tij, derisa këshilli gjyqësor të vendosë për të pas pesë ditësh.
50-vjeçari akuzohet për ‘vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore’, ‘përdorim të armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Vajzat e tij u përlotën sapo u shpall vendimi
Vajzat e 50-vjeçarit shpërthyen në lot kënaqësie dhe gëzimi pas vendimit për ta liruar me kushtin e vetëm kufizues, qëndrimin në shtëpi. Burri dhe avokatët e tij dolën para prokurorit për rreth dy orë.
Alexis Kougias , njëri nga dy avokatët e të pandehurit, në deklaratat e tij më herët dhe para se babai i 18-vjeçares të lirohej, kishte deklaruar se 50-vjeçari nuk është kriminel dhe duke e karakterizuar çështjen si “e vështirë”, pasi “duhet të evidentohen rrethanat reale të krimit, por edhe rrethanat që i kanë paraprirë si dhe personaliteti i autorit”.
Kujtojmë se kunati 33-vjeçar që mbeti i vdekur pas sulmit me armë të 50-vjeçarit, përveçse e kishte përdhunuar 18-vjeçaren, e shantazhonte vazhdimisht me videot intime, në mënyrë që të përfitonte para nga ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi