Gjobvënie dhe vrasje me pagesë, kush është kryemafiozi i vrarë në Greqi
Një nga emrat më të njohur në botën e krimit në Greqi, Vangelis Zampounis, 44-vjeç, u ekzekutua në një atentat mafioz në orët e para të së dielës.
I njohur me pseudonimin “Zambon”, 44-vjeçari dyshohet të jetë kreu i grupi gjobvënësish dhe vrasësish me pagesë.
Ai është ndaluar nga autoritetet, por ndaj tij nuk u gjetën asnjëherë prova, ndërsa në vitin 2018 atij iu bë një atentat në Pire.
44-vjeçari u ekzekutua me mbi 90 plumba kallashnikovi brenda makinës së tij të blinduar.
Nga pamjet filmike 44-vjeçari është zënë në befasi sapo ka hyrë në makinë jashtë një karburanti.
Vetëm brenda 30 sekondash një makinë i është afruar nga e cila kanë zbritur dy persona të armatosur. Njër prej tyre është afruar menjëherë në xhamin e shoferit dhe ka zbrazur karikatorin e parë të kallashnikovit.
Më pas ai është tërhequr ka ndërruar karikator dhe ka vijuar duke qëlluar me breshëri. Në një moment për t’u siguruar që objektivi kishte ndërruar jetë, ai hap derën e makinës dhe e qëllon sërish.
Në mjet u gjetën armë, jelek antiplumb dhe një bidon me benzinë.
Sipas informacioneve, në xhipin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit Policia ka gjetur mbi 90 gëzhoja.
Mëngjesin e të dielës, policia gjeti automjetin e autorëve në Dafni, të cilin e dogjën për të mbuluar gjurmët dhe u zhdukën.
Policia po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e ekzekutimit, si dhe lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes, ndërsa ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një taksist, i cili në atë moment ndodhej në pikën e karburantit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë