Tabaku: PD synon reformim të plotë të sistemit të sigurimeve shëndetësore, pacienti mund të zgjedhë të kurohet në privat

17 Mars 2021 | 10:04

Mirela Tabaku, kandidate e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit tha për Euroneës Albania se një nga pikat kyçe të programit të PD për shëndetësinë është ajo e financimit të sigurimeve shëndetësore.

Sipas saj, nëse vjen në pushtet, PD synon që ky sistem t’i nënshtrohet një reformimi të plotë që do të konsistojë në parimin ‘paraja e ndjek pacientin’.

Mbi bazën e këtij parimi, shpjegoi znj. Tabaku, çdo pacient do të ketë të drejtën e zgjedhjes së klinikës dhe mjekut ku dëshiron të kurohet.

“Secili do bëjë një pagesë të caktuar dhe më këtë kartë të sigurimeve do t’i jepet mundësia që të zgjedhë klinikën dhe mjekun edhe për sistemin publik dhe atë privat dhe në varësi të kërkesës së individit për të shkuar në privat. Nëse dikush do të paguajë një sasi parash edhe nga kjo sasi i duhet të paguhet 100 lekë të reja për një shërbim të caktuar, kjo do të paguhet nga sistemi, nëse pacienti do që shërbimin ta marrë në privat, kjo shumë do t’i quhet dhe duhet të paguajë një sasi parash ekstra”, shpjegoi znj.Tabaku.

Kandidatja e PD e cilësoi plotësisht të realizueshëm premtimin e dhënë nga kryedemokrati Lulzim Basha për rimbursim të pagesës së ilaçeve për të sëmurët me COVID, pasi siç tha angazhimet e marra nga kjo forcë politike janë të konsultuara me ekspertë të fushës si dhe nga pikëpamja juridike dhe financiare.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026