The Weeknd bën histori, “Blinding lights” kalon 4 miliardë dëgjime në Spotify

15 Janar 2024 | 21:12

Kënga hit e The Weeknd “Blinding Lights” është bërë kënga e parë në histori që ka kaluar shifrën prej 4 miliardë degjimeh në Spotify.

Në një deklaratë për kapërcimin e kufirit prej katër miliardë dëgjimesh, The Weeknd tha: “Unë kurrë nuk do të ndalem së përuluri nga çdo gjë që krijoj dhe prek miliona njerëz, e lëre më miliarda! Unë jam shumë mirënjohës që kjo këngë i bën njerëzit të ndihen në një mënyrë që ata vazhdojnë të kthehen për të dëgjuar.”

“Blinding Lights” u publikua më 29 nëntor 2019, dhe është pjese e albumit “After Hours”, albumi te 4 te kantautorit kanadez.

Por si përkthehet financiarisht ky moment historik? Bazuar në strukturën e pagesës së Spotify, kënga vlerësohet të ketë gjeneruar midis 15.5 dhe 17.5 milionë dollarë vetëm për autorësinë e regjistrimin e zërit, shifër që shtohet afërsisht 4.5 milionë dollarëve për autorësinë e publikimit.

The Weeknd ka gjithashtu një tjetër këngë në top 10 në Spotify. “Starboy” e publikuar ne vitin 2016, mban pozicionin e gjashtë me afro 2.5 miliardë transmetime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026