“Hiq gardën! Jemi vend kandidat për BE”, Nikolla-Bardhit: Ju doni destabilizimin
Këtë të hënë ka nisur sesioni i ri parlamentar. I cili duket se po nis njësoj si u mbyll, me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Sapo nisi seanca deputetët e opozitës nisën t’i binin bilbilave në mënyrë që të mos lejojnë zhvillimin e saj.
Gjithashtu seanca nisi mes debate mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe deputetit Gazment Bardhi.
Pjesë nga debati:
“Zini vendet që të ftoj presidentin e Republikës. Zoti Bardhi, uluni që dhe garda të marrë vendin e saj. Ju bëj thirrje në emër të qytetarëve që po na ndjekin, të mirëpresin Presidentin e Republikës”,-tha Nikolla.
Gazment Bardhi: Nxirr gardën jashtë!
Garda do dalë kur të uleni ju të nderuar deputet. Funksionimi normal fillon me ju zoti Bardhi, duhet të ishit në vendin tuaj. Në nderim të qytetarëve që na ndjekin ju kërkoj të uleni në vendin tuaj!Pse e ke kaq të vështirë, ulu në vendin tënd.
Gazment Bardhi Jemi vend kandidat për BE
Lindita Nikolla: Po pra po vend kandidat për BE, me kryetar grupi që kërkon të destabilizojë, ja kush jeni!
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta