Nis me përplasje sesioni parlamentar, opozita bllokon foltoren e parlamentit
Këtë të hënë ka nisur sesioni i ri parlamentar. I cili duket se po nis njësoj si u mbyll në vitin 2023, me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.
Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren duke mbajtur në duar pankartat me mbishkrimin ”Kuvend burrash, jo horrash”, që në nisje të seancës deputetët e opozitës kanë filluar të mos lejojnë zhvillimin normal të saj, duke u rënë bilbilave, ndërsa janë rreshtuar në foltore.
Gazment Bardhi ka kërkuar heqjen e gardës, ndërsa ka debatuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Votimi i ndryshimeve në qeveri
Me gjithë tensionet, Kuvendi votoi për t’i miratuar ndryshimet në Qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Me shumicë votash Blendi Gonxhe u konfirmuar në postin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë.
Ky ndryshim në qeveri solli edhe shkarkimin e Elva Margaritit si ministre e Kulturës, ndërsa Ervin Mete do të jetë vetëm ministër i Financave, pasi Ekonomia bashkohet me Kulturën dhe Inovacionin.
Qeverisë i shtohet edhe një ministri e re, ajo për Administratën dhe Anti-Korrupsionin që do të drejtohet nga Adea Pirdeni, e cila deri tani ka qenë zëvendësministre e Drejtësisë.
Në Kuvend u betua edhe deputeti më i ri i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca. Ai merr mandatin e Arben Ahmetajt, i cili e humbi atë pas mungesës prej gjashtë muajsh në Kuvend.
Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë Ahmetaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje të pasurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë