Zjarr në katin e nëntë të pallatit në Fier, shpëton mrekullisht i moshuari i verbër

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat
16 Janar 2024 | 08:01

Një zjarr ka rënë gjatë natës në katin e 9-tëë të një pallati shumëkatësh në lagjen Apollonia në qytetin e Fierit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:30. Zjarri dyshohet se ka rënë si  pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme shikimi.

Fatmirësisht zjarri është pikasur nga komshinjtë e të moshuarit për shkak të tymit që u shpërnda me shpejtësi.

Kanë qenë ata që ndërhynë të parët dhe shpëtuan të moshuarin. Ndërkohë menjëherë ne vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës i cili ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

I moshuari i cili jeton i vetëm në banesë u shoqërua me ambulancë për kontroll mjekësor. Si pasojë e zjarrit u shënuan dëme të vogla materiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026