Shpërndante kokainë dhe kanabis pranë shkollave, arrestohet 55-vjeçari në Burrel

16 Janar 2024 | 11:06

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi shpërndante lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë pranë shkollave në Burrel.

Në pranga u vu shtetasi I.D., 55 vjeç, banues në njësinë Administrative Baz. Gjatë kontrollit në automjetin që lëvizte 55-vjeçari, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin K.I., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap në flagrancë me një sasi kanabisi e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga veprimet hetimore të kryera,  ka rezultuar se këta shtetas pasi siguronin lëndën narkotike,  e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Burrelit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026