“Trashëgimia”, “Përplasja” dhe “Ariu” dominojnë në ndarjen e çmimeve “Emmy”
Tre seriale dominuan natën e ndarjes së çmimeve “Emmy”; “Ariu”, seriali më i mirë komedi; “Trashëgimia”, drama më e mirë; dhe “Përplasja”, për serialin më të mirë. “Trashëgimia” fitoi kështu çmimin e tretë për sezonin e katërt dhe të fundit, bashkë me çmimet për aktorët më të mirë.
“Ky është një serial për familjen, por dhe për rastet kur politika partizane e lajmeve ndërthuret me politikën përçarëse të ekstremit të djathtë. Megjithatë, pas 4 sezonesh, ky është një problem i zgjidhur”,-tha Jesse Armstrong, producent ekzekutiv i serialit “Trashëgimia”.
“Ariu”, tregon jetën e një familjeje grindavece dhe atë të një kuzhinieri që mban në këmbë një restorant, fitoi çmimin e komedisë më të mirë për sezonin e parë. Gjithashtu, ai u vlerësua për performancën e aktorëve me Jeremy Allen White, që u shpall aktori më i mirë dhe Ayo Edebiri që fitoi çmimin e aktores më të mirë mbështetëse.
Seriali “Përplasja” fitoi çmimin e serisë më të mirë me edicion të kufizuar, ndërsa Yeun dhe Wong u bënë të parët amerikano-aziatikë që fituan çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë. Krijuesi i serialit, Lee Sung fitoi çmimin e skenarit dhe regjisë më të mirë.
Aktorja Quinta Brunson fitoi çmimin për aktoren kryesore në një serial komedi. Këngëtari dhe pianisti i famshëm britanik, Elton John mori çmimin “Emmy” për varietenë speciale “Elton John Live: Lamtumirë nga stadiumi ‘Dodger’”, një koncert dokumentar që u transmetua në “Disney +”.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM