“Rama përfitoi nga flakadanët e Rithemelimit”, përfaqësuesi i PD: U miratuan ligje
Sekretari i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Rama dhe qeveria e tij përfituan nga rrëmuja dhe flakadanët në kuvend për të miratuar ligje dhe ndryshime të cilat sipas tij janë antikushtetuese.
Ai tha se ndryshimet e miratuara nga qeveria janë antikushtetuese dhe ndalojnë jetën normale parlamentare.
“Tani fatkeqësi për të gjithë këtë situatë të krijuar nuk është pjesa që deputetët nuk po bëjnë detyrën e tyre të caktuar me ligj, por fatkeqësi është që qytetarët shqiptar nuk po marrin vesh se çfarë ligjesh po miratohen. Qeveria nuk është penguar në asnjë moment për ushtrimin e detyrës së saj.
Ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe kushtetutën dhe i cënon aksesin opozitës për një jetë parlamentare normale. Rama shfrytëzoi flakadanët dhe rrëmujën e krijuar në parlament për të bërë një veprim antikushtetues. Ndryshimi i ligjit për komisionet hetimore është i tmerrshëm.
I pyetur se ku ishte Partia Demokratike kur u miratuan këto ligje dhe projektligje, Sefa u përgjigj:
“Çfarë duhet të bënte Partia Demokratike? Të ndiznim dhe ne flakadanë? U detyruam që për çdo ditë gjatë miratimit të projektbuxhetit të shtetit shqiptar të bënim konferenca për shtyp nga Selia e Partisë Demokratike”,-tha Indrit Sefa.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut