Ministri Hasani nga Maqedonia: Korridori VIII, investimi që do ndryshojë rajonin
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani vizitoi këtë të mërkurë Shkupin nga ku shprehu përkrahjen për të gjitha forcat politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Hasani së bashku me homologun e tij Bujar Osmani u zotuan për thellimin e bashkëpunimit politik bashkë me atë ekonomik.
“Një nga projektet më madhore, më transformuese për të cilët jemi duke punuar bashkë me Italinë dhe Bullgarinë dhe partnerë të tjerë, është padyshim Korridori VIII, i cili pas dekadash këmbëngulje nga vendet tona, nuk është thjeshtë një ide në letër por pjesë e korridoreve pan-evropiane. Dhe ky korridor do të transformojë pozitat tona strategjike, ekonomitë tona, dhe perspektivën tonë të zhvillimit”, tha Hasani.
Ndërsa Ministri Osmani shpreson që dy shtetet së shpejti të nisin negociatat për anëtarësim në BE.
“Të dy vendet tashmë një vit në mënyrë aktive zhvilluan negociata të cilat kanë përfunduar me sukses procesin e skriningut, duke marrë nota të mira, madje të shkëlqyera dhe janë gati t’i hapin klasterët dhe kapitujt të negociatave pa asnjë hezitim. Jemi aletatë në NATO, vende që pa asnjë hezitim kanë arritur 100% përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Unionit Evropian, kemi zbatim të lartë të AKI-së së legjislacionit evropian, dhe vende që janë gardianë të vlerave të qytetërimit perëndimor në Ballkan. Dhe qytetarët me të drejtë janë të paduruar për të marrë më shumë nga Evropa tani”, tha Osmani.
Ministrat folën edhe për mbështetjen e Vetëvendosjes për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku Osmani e quan si prishje të dinamikës së shtetit dhe hapje e rrugës për ndikime të tjera të huaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.