“Kirurgu tutor”| Në 2019 i vunë tritol, dyshohet se armatoste grupet kriminale
Të tjera detaje kanë dalë pas arrestimit të 42-vjeçarit Dervish Hasi, me profesion kirurg.
Ai u arrestua nga policia e Tiranës këtë të enjte, si tutor i një vajze të mitur, 16-vjeçare, e cila ka qenë edhe gruaja e tij e katërt.
Sipas burimeve, bëhet me dije se Hasi ka qenë nën hetim edhe nga SPAK, pasi dyshohej se furnizonte me armë grupet kriminale.
Po ashtu bëhet me dije se në janar të vitit 2019 Hasit iu vendos një sasi tritoli në automjet.
Mësohet se 16-vjeçarja ka qenë gruaja e tij e 4-t ndërsa e ka shfrytëzuar atë për prostitucion që në kohën kur ajo ishte 14 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës