Mbipopullimi në burgun e Drenovës, avokati: Vuajnë dënimin mbi 460 të burgosur

18 Janar 2024 | 17:15

Mbipopullohet burgu i Drenovës. Nga 380 i cili është numri i kapacitetit në këtë institucion, tanimë janë 465 të burgosur të cilët vuajnë dënimin në këtë burg apo ndodhen edhe në paraburgim.

“Numri i të burgosurve është 465 ndërkohë që kapaciteti i cili është ndryshuar se fundmi, sepse kapaciteti normal ka qenë 345 të burgosur e është shtuar numri i shtretërve duke kaluar në 380, çka tregon se ky burg është i mbipopulluar”, tha avokati Esmerald Xhafa.

Por pse ky mbipopullim në burgun e sigurisë së lartë në juglindje të vendit? Sipas avokatit Esmerald Xhafa janë 3 arsyet kryesore.

“E para është politika e gjykatave të cilat kanë prirje të caktojnë masën e sigurisë arrest me burg, e cila është mase ekstreme kur çdo masë tjetër nuk është e mundur. E dyta politika penale përsa i përket dënimit, aplikojne vetëm dënimin me burgim, jo punën ne publik. Faktor tjetër është prej më shumë se 7 vitesh ne gjykatat shqiptare nuk është më mbikëqyrja elektronike”, tha avokati Esmerald Xhafa.

Amnistia e përgjithshme sipas avokatit Esmerald Xhafa ul numrin e të dënuarve në burgun e Drenovës, shumë më tepër në dhomat e paraburgimit.

“Faktori kryesor është mosdhënia e amnistisë e cila ka vite që flitet që do jepet, dhe sot nuk është miratuar sot edhe pse nga ministria i drejtësisë reklamohet por përsëri nuk ka. Është një sjellje negative me personat e burgosur”, tha avokati Esmerald Xhafa.

Burgu i sigurisë së lartë në Drenovë është i vetmi institucion i vuajtjes së dënimit në juglindje të vendit, ndërkohë që pritet të hapet zyrtarisht dhe burgu i Pojskës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026