Përmbyset varka me nxënës shkolle në Indi, 12 të vdekur

19 Janar 2024 | 07:40

Të paktën 12 fëmijë dhe dy mësuesit u mbytën në Indi, kur varka me të cilën po udhëtonin gjatë një pikniku u përmbys në një liqen në shtetin Gujarat. Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin nga uji 19 nxënës dhe dy mësues të tjerë, të cilët po i nënshtrohen trajtimit në një spital aty pranë.

Ndërsa shkaku i incidentit nuk dihet ende, dëshmitarët okularë thonë se varka ishte e mbushur përtej kapacitetit të saj prej 14 pasagjerësh. Shumë prindër kanë pretenduar se fëmijët nuk kanë pasur jelekë shpëtimi dhe kanë akuzuar autoritetet se rrezikojnë jetën e tyre duke shkelur normat e sigurisë.

“Ky [incident] është rezultat i neglizhencës…ka përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të sistemit, qeverisë dhe shkollës,” tha një prind. Disa prindër kanë pretenduar se nuk ishin të informuar për udhëtimin me varkë dhe incidentin. Qeveria e Gujarat ka urdhëruar një hetim për incidentin dhe ka kërkuar një raport brenda 10 ditëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026