”Në fushatën e Lezhës s’ka sjellje agresive”, Lindita Nikolla tregon edhe për marrëdhënien që ka me Lleshajn

18 Mars 2021 | 09:44

Lindita Nikolla, kryesuesja e listës së Partisë Socialistë në qarkun e Lezhës u shpreh në Euronews Albania se në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit mungojnë kontaktet me një numër të madh njerëzish, kjo për shkak të pandemisë.

Por, ish-ministrja e Arsimit theksoi se fushata në qarkun e Lezhë është një fushatë qytetare dhe në të nuk ka sjellje agresive.

“Patjetër ka dhe kritika, ka edhe kërkesa dhe nuk kemi as më voglin pretendim që në këto vite ne kemi ezauruar të gjithë problematikat që Shqipëria ka, përkatësisht edhe në qarkun Lezhë”, u shpreh ajo.

Sa i përket procesit të rindërtimit në këtë qark, zonja Nikolla tha se “qytetarët shohin më shumë besim tek forca e vetme që mund t’ja dali në krye, që t’i fitojë këto beteja që është PS dhe Edi Rama”.

Ndërsa për rivalët e saj në këtë qark, Mark Markun dhe Agron Gjekmarkajn, zonja Nikolla u shpreh se janë dy figura për të cilat ka respekt.

Për reformat që ajo ndërmori kur ishte në krye të ministrisë së Arsimit, ish-ministrja tha se gjatë takimeve me të rinjtë nuk ka pasur situata të vështirë.

“Në këto takime bëj refleksionet e mia. Nuk kam ndjerë absolutisht ndonjë lloj refuzimi apo situatë të vështirë më të rinjtë”, tha zonja Nikolla.

Në fund të intervistës ajo foli edhe për marrëdhënien me ish-ministrin Sandër Lleshaj, i cili u përfol se do të drejtonte qarkun e Lezhës në këto zgjedhje.

“Patjetër që kam kontakte me të. Ai është mirditor dhe ne dallojmë për lidhjet me njëri-tjetrin. Nuk ka absolutisht asnjë lloj situatë të vështirë në komunikim me zotin Lleshaj”, përfundoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026