Pse nuk vlen reforma zgjedhore pa opozitën? Meta: Pazaret e sotme janë të vjetra

19 Janar 2024 | 13:42

Kreu i Partisë Ilir Meta ditën e sotme doli në një deklaratë për mediat ku fillimisht u ndal te situata aktuale në vend, ku më pas foli për atë politike.

“Asgjë nuk ka ndodhur rastësisht”-u përgjigj Meta kur u pyet se pse nuk vlen reforma zgjedhore pa opozitën ashtu siç u bë në në vitin 2014 reforma territoriale.

Sipas tij, marrëveshja e bërë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës e bërë atëherë kur opozita bojkotoi reformën territoriale është aktuale edhe tani.

“Asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. Në nivelet e larta nuk ka gabime por ka tradhti. Në vitin 2014 kur u bë kjo reformë, unë isha kryetar i Kuvendit dhe isha në koalicion me PS dhe duheshin 84 vota që ajo mazhorancë, i kishte  për të miratuar këtë reformë. PD zgjodhi të bojkotonte. Në vlerësimin tim ishte një marrëveshje e qartë që atëherë mes Bashës dhe Ramës. Nuk kishte asnjë arsye pse të bojkotonte pasi ishte një reformë e domosdoshme. Nga ana ime, ka pasur një koherencë shumë të plotë dhe atëherë dhe tani. Atëherë insistove që kjo reformë të bëhej me PD me çdo kusht dhe pse Rama do ta bëntë pa opozitën.

Fino në atë kohë dhe Vasili me insistimin tim kanë marrë pjesë në konferencën kombëtare të PD-së për reformën administrative territoriale. Fino dhe Vasili garantuan se mazhoranca kishte vullnetin e domosdoshëm që kjo reformë të bëhej me konsensus dhe prisnim një propozim nga PD që të vinte të paktën deri në 120 bashki apo komuna. Pazaret e sotme nuk janë kaq të freskëta janë shumë të vjetra. Marrëveshja ishte bërë që kudo që do kishte kandidat të LSI në pushtin vendor në emër të koalicionit PS-LSI, PS do të votonte për kandidatët e PD”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026