Bllokimi i Komisionit të Reformës, Alibeaj: Segmente e opozitës mbajnë peng procesin

19 Janar 2024 | 13:10

Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat, ka deklaruar se do të vijojë rrugën për ti siguruar shqiptarëve një reformë zgjedhore me lista të hapura dhe barazi vote.

Në fjalën e tij pas bllokimit të komisionit të Reformës Zgjedhore, Alibeaj u shpreh se PS dhe segmente të opozitës janë të interesuara të mbajnë peng procesin.

“Jemi të bindur të vazhdojmë rrugën tonë për ti siguruar shqiptareve një reforme zgjedhore, me lista të hapura, barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e diasporës.

Sikundër e shohim qartë edhe ne bashkë me shqiptarët se PS dhe segmente te opozitës janë të interesuar ta mbajnë peng këtë proces. Të parët për të siguruar zgjatjen e pushtetit dhe të dytët duke bërë  lojëra qe lidhen me interesa personale.

Kryetarja e Kuvendit duhet te siguroje mbarëvajtjen e procesit. E dimë shumë mire që shfaqje të tilla të shëmtuara janë në  funksion të pushtetit dhe kryeministrit. Por është po kaq e qarte qe për këtë  funksion Edi Rama përdor një palë që me bllokimet ne kuvend nuk ka arritur asgjë përveç të shtoje arrogancën dhe pushtetin e Edi Ramës.

Në jemi të vendosur për të bërë reformën, nese palet e gjejnë veten komode në pengmarrjen që i bëjnë shqiptareve në këtë teatër të shëmtuar e kanë gabim. Sepse nuk mund të gënjejnë me askënd me manovra te tilla. Kur banaliteti dhe shfaqjet e shëmtuara kane vetëm një qellim. Mbajtjen sa me gjate te pushtetit te Rames dhe pandshkueshmerise se tij.

Mos harroni: kjo është loja e tyre. Ramës nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Dhe shume kollaj i jepet mundësinë e t’a serviri sikur këtë po e bllokon opozita.

Proceset demokratike te vendit nuk mund te mbesin peng disa njerëzve qe vendosin interesat e tyre mbi ato te shqiptareve”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026