“Mos-ballafaqim”- Baçi “zbulon” strategjinë e qeverisë: Përfiton nga “opozita”
Gazetari Agim Baçi është shprehur se qeveria ka zgjedhur si strategji që të mos ballafaqohet për punët e saj me qytetarët.
Komentet Baçi i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit që tregonte se qytetarët janë të kënaqur me ecurinë e vendit.
Baçi tha se nuk gjen asnjë ministër apo përfaqësues të qeverisë “Rama” që të dalë në debate publike dhe të ballafaqohet me shifra për punët e kryera.
Ai tha gjithashtu se gjendja në të cilën është opozita, bën që gjatë gjithë kohës të diskutohet vetëm për treshen Berisha-Basha-Bardhi dhe kryeministri Edi Rama, i cili është ai që merr vendimet, të mos gjykohet nga qytetarët.
“Nuk i shqetëson shumë opozita, por me një strategji të paktën në dy vitet e fundit, qeveria ka vendosur të mosballafaqohet. Është e vështirë të gjesh ministra apo përfaqësues pranë Ramës që të dalin në debate publike dhe të ballafaqohen me shifra.
Ne duhet të marrim një etalon që është hetimi. Si ka mundësi që çdo dosje që merret rezulton që ka shkelje, ka vjedhje. Rama po zgjedh që ta kalojë gjithë topin te opozita. Vërtet është çështje shumë e rëndësishme opozita, sepse tregon nëse ka shpresë apo nuk ka shpresë për të ardhmen. Por duke gjykuar gjith ditën Berisha-Basha-Bardhi, si do gjykojmë Ramën.
Ndërkohë që vendimet i merr Rama. Prandaj janë aq të lumtur ata që janë përgjigjur. Ideja ishte sikur ishte fundi i botës po të fitonte një qeveri 3 mandate. Jo mo jo, mund të fitojë 3-4-7. Por këtu kemi një qeveri që shkon drejt shkeljes së ligjit, por duke qenë se opozita nuk po del dot nga ai rrethi i problemeve që ka me vetveten…”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq