Rikthehen reshjet e borës në Juglindje, vështirësi në qarkullim
Reshjet e borës janë rikthyer në zonat malore në juglindje të vendit.
Paraditen e sotme kanë qenë më të dendura në zonat e njësive administrative Dardhas, Velcan e Proptisht në Bashkinë e Pogradecit.
Burime zyrtare pranë njësive administrative bëjnë të ditur se trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-7 cm duke sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve, kryesisht në fshatrat e thella të këtyre njësive administrative
Vështirësi në qarkullim ka edhe në fshatrat e tjera të zonave malore të qarkut të Korçës.
Reshje ka pasur edhe në Qafë Thanë e Qafë Plloçë duke sjellë probleme në qarkullim në momentet e para.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i firmave kontraktore duke sjellë edhe normalizimin e qarkullimit por policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes me shpejtësinë në gjithë akset nacionale dhe të kenë mjetet e tyre të pajisura me goma dimërore.
Me goma dimërore qarkullimi bëhet edhe në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë e Voskop – Voskopojë
Nga ana e OSSHE bëhet me dije se deri tani nuk ka pasur probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq