Basha lider më i pëlqyer në kryeqytet, Godole: Rama lideri i konsumuar, prisja që në Tiranë të ishte më keq
Sondazhi zgjedhor Barometri Politik i Euroneës Albania dhe MBR zbuloi se Edi Rama shihet të ketë pëlqyeshmëri më të lartë si lider në rang kombëtar në krahasim me qarkun e Tiranës, ndërsa Basha është më i preferuar në Tiranë sesa në nivel kombëtar.
Për Jonila Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, e gjithë fushata agresive që sipas saj do të vijë dhe do të bëhet më shumë agresive nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe PS për momentin ka më shumë gjasa të sjellë ulje të mëtejshme të pëlqimit për Ramën.
Sipas znj. Godole, nisur nga fakti që Edi Rama është një lider i konsumuar 8 vite në pushtet, pritej që vlerësimi për të ishte edhe më negativ se kaq.
“Kjo do të varet si do të zhvillohet fushata. S’po flas për fushatë negative, pasi fushata negative është më se normale, madje është edhe e nevojshme ndonjëherë. Negative do të ishte nëse bëhej propagandë. Duhet të jetë një palë tjetër që të bëjë përballjen. E kam fjalën për fyerje, bullizëm dhe nëse do kemi shenja dhune. Na intereson si do të zhvillohet gjithë procesi zgjedhor dhe çfarë do të ndodhë me të pavendosurit”, tha znj. Godole.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)