Vrasja e Aleks Nikës pa autor, Prokuroria e Tiranës: Kemi kërkuar ndihmë nga…

22 Janar 2024 | 10:36

Prokuroria  e Tiranës ka dalë me një deklaratë lidhur me ecurinë e hetimeve për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku gjatë një protestë të thirrur nga PS u vranë shtetasit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Prokuroria bën me dije se hetimet e deritanishme nuk kanë mundur të zbulojnë se cilët janë personat që kanë vrarë shtetasit Aleks Nika dhe Hekuran Deda. Nisur nga fakti që gazetari Artan Hoxha nuk ka pranuar të dorëzojë në prokurori faktet e reja që pretendon se ka lidhur me vrasjen e Aleks Nikës, por vetëm në SPAK, nga ana e organit të akuzës është kërkuar ndihmë nga autoritet e huaja.

“Në funksion të hetimeve të zhvilluara prej prokurorit është vendosur të bëhet vlerësimi dhe ekspertimi i provave të sekuestruara gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe këqyrjes së viktimës, duke iu drejtuar autoriteteve kompetente të huaja, prej të cilëve për shkak të sensibilitetit dhe natyrës së çështjes është kërkuar konfidencialitet. Duke kujtuar respektimin e garancive të një procesi që është në hetim, bëjmë me dije se gjatë hetimeve që do të kryhen do të mbahen parasysh edhe aktet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që kanë lidhje me këtë procedim penal”, thuhet veç të tjerash në deklaratën e Prokurorisë së Tiranës.

Më 27 shkurt, Gjykata e Lartë do të vendosë se kujt i takon të hetojë dosjen e 21 janarit, SPAK apo Prokurorisë së Tiranës. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, bashkëshortes se tij, i cili mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026