“Shteti kërkoi të fshihte provat”, Hoxha: Pa mediat, opozita do ishte ende në burg
Nesër bëhen 13 vjet nga 21 janari, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi i Gjykatës së Strasburgut vulosi se 21 janari është një krim i pastër shtetëror.
Hoxha u shpreh se pasojat e 21 janarit vijojmë t’i vuajmë edhe sot, pasi atë ditë është vrarë shpirti i protestës.
Sipas tij, nëse nuk do të ishte për median, që publikoi pamjet e vrasjes së protestuesve nga garda, sot gjithë opozita që thirri atë demonstratë do të ishin ende në burg.
“Po nëse kamerat e TV nuk do ta kishin kapur momentin e vrasjes, do ishim në versionin që vrasjet i bëri xhaxhi me çadër, do kishim opozitën në burg, fletë arrestit ishin gati për ta. Dhe i gjithë mekanizmi shtetëror e bindi opinionin publik; nxori video, dolën ministrat, dolën mjekët e mbyllën ngjarjen, deri në 11. 30 që dolëm me pamjet e vrasjes”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit