Temperatura deri në -13 gradë në juglindje, izolohen disa fshatra nga dëbora

22 Janar 2024 | 10:56

Ulja e temperaturave deri në -13 gradë në zonat malore të juglindjes së vendit ka sjellë probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve si dhe furnizimin me energji elektrike.

Për shkak të trashësisë se madhe te dëborës, shoqëruar me ngrica, 10 fshatra të njësive administrative Gorë në bashkinë Maliq si dhe Dardhas në Bashkinë e Pogradecit janë të izoluar.

Qarkullimi për shkak të pranisë së madhe të akullit në rrugë është i vështirë edhe në fshatrat e Devollit të sipërm, siç është i tillë edhe në aksin rrugor Shtyllë – Panarit, kryesisht në majë të Mashkullores, aty ku kalimi bëhet me zinxhirë.

Për të njëjtën arsye me zinxhirë kalimi bëhet edhe në fshatrat e njësive administrative Trebinjë e Velçan në bashkinë e Pogradecit si dhe në fshatrat të njësisë administrative Vithkuq.

Njësitë administrative nga dita e djeshme janë duke punuar për normalizimin e situatës rrugore si dhe kriposjen e rrugëve kryesore të këtyre njësive. Gjatë orëve të fundit ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike kryesisht në Ersekë e Pogradec.

Grupe të OSSHE janë duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike edhe në këto zona.

Nga ana e drejtorisë rajonale të arsimit bëhet e ditur se mësimi në të gjitha nivelet ka vijuar normalisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026