Rama: S’na duhen miliardat për të bërë reforma, kemi humbur kohë në rrugën drejt BE

22 Janar 2024 | 14:10

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me gazetarët shqiptarë nga Shkupi, ku u mbajt sot samiti i vendeve të rajonit, tha se paqja dhe bashkëpunimi është në të mirë të të gjithë qytetarëve të rajonit, ndërsa përçarja bëhet nga politikanët.

Rama u shpreh se rajoni ka humbur shumë kohë dhe energji nw rrugwn drejt BE edhe për shkak të mungesës së vizionit nga ana e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri theksoi se pjesa më e rëndësishme në këtë proces nuk janë ndihmat financiare të dhëna për  reformat, por integrimi në tregun e brendshëm evropian.

“Nëse ne do të kishim bërë të gjitha gjërat që duhej të kishim bërë, sot do të ishim gati. Nuk jemi gati se kemi humbur kohë e harxhuar energji duke u marrë me terminologji, jo po ky proces është tjetër dhe ai tjetër, që janë rezultat i mungesës së vizionit të përbashkët të 6 vendeve. Nuk kemi nevojë për mbështetje financiare për të bërë reforma. Pjesa më e rëndësishme në këtë proces nuk janë miliardat, sigurisht  edhe ato kanë rëndësinë e tyre, por integrimi në tregun e brendshëm evropian”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)

Protesta qytetare vijon në ditën e 57-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:06 | 26/07/2026

Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit

Aktivisti Arben Kola këtë të diele pak para nisjes së protestës së sotme u ka bërë thirrje publike qytetarëve që të mblidhen nesër më 27...
19:50 | 26/07/2026

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit që përfshiu pyllin e Sodës, në aksin rrugor drejt plazhit të Zvërnecit....
19:05 | 26/07/2026