“Të verifikohet audioja”, avokati: Tytat e armëve të “21 Janarit”, janë ndryshuar

22 Janar 2024 | 18:51

Avokati Arbër Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk beson se nga hetimet e autoriteteve italiane do të dalë diçka e re lidhur me ngjarjen e 21 janarit. Ai tha se nuk duhet të bazohemi vetëm te ekspertimi i predhave, por fillimisht duhet vërtetuar autenticiteti i audios mbi komunikimet e gardës së republikës.

Sipas Hoxhës, pushteti i atëhershëm, pati të gjithë kohën për të ndryshuar të gjitha provat që lidhen me 21 janarin.

“Nuk besoj që nga kërkesa që i është drejtuar autoriteteve gjyqësore italiane do të dalë diçka ere. Duhet ti jepet përparësi nëse përgjimeve apo transkripteve të këtyre bisedave të regjistrua me diktofon mbi komunikimet në radio, të gardës së republikës, janë apo jo autentike. E nëse janë autentike, do të shikohet se si mund të dënohet një person për vrasje nga pakujdesia.

Në dijeninë time predha i është nënshtruar dy ekzaminimeve, nuk besoj se autoritetet italiane të drejtësisë do të sjellin diçka të re. Sigurisht që pushteti i kohës ia ka dalë që brenda 18 ditëve të zhdukë të gjithë provat që lidheshin drejtpërsëdrejti me 21 janarin, janë ndryshuar tytat e armëve, municioni që kanë pasur në dispozicion, janë fshirë pamjet filmike të serverave  të kryeministrisë, janë dhënë urdhër dhe janë grisur regjistra. Të gjitha këto si janë konstatuar edhe nga mediat dhe nga opinioni publik janë të parikthyeshme”,-tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026