Një dhomë për të gjithë bizneset/ Qeveria kërkon bashkimin e gjithë sipërmarrjeve

23 Janar 2024 | 16:18

Bizneset në vend duhet të mbrohen nga një dhomë e vetme, e cila do të quhet dhoma shtetërore ekonomike. Kjo nismë e qeverisë synon të bashkojë të gjitha sipërmarrjet në një shoqatë, e cila do të mbledhë edhe kuotat vjetore.

Një dhomë shtetërore Ekonomike që do të bëjë bashkë të gjithë bizneset në vend. Kjo është nisma e fundit e qeverisë, e cila në fakt rikthehet si një ide e lënë pezull para 8 vitesh.

Dokumenti për të krijuar një dhomë unike është çuar për konsultim tek shoqatat e bizneseve, aty ku argumentohet se sipërmarrjet sot nuk janë të mbrojtura dhe të gjithëpërfshira dhe kanë një organizim të çrregullt.

Më tej thuhet se nevoja për këtë riorganizim, vjen pasi bizneset, deri më tani përfaqësohen me 180 dhoma ekonomike.

Në thelb, nisma kërkon që bizneset do të anëtarësohen me detyrim dhe të paguajnë një kuotë të caktuar në varësi të xhiros. Më tej, janë transparenca, llogaridhënia dhe rritja e nivelit të përfaqësimit brenda dhe jashtë vendit, objektivat e kësaj reforme.

Qeveria sjell një sërë modelesh për organizmin dhe mbrojtjen e bizneseve në disa prej vendeve të Europës, si referencë që shoqatat ta pranojnë këtë unifikim.

Në vitin 2016 qeveria e hodhi për konsultim një nisëm të tillë, por u tërhoq pas kundërshtimeve të forta të sipërmarrjes. Bizneset e konsideruan taksë t`ë mirëfilltë, nga e cila nuk përfitojnë shërbime shtesë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026