“Berisha, guri i parë i dominosë”, Mërtiri: Pse Rama përpiqet “ta mbajë në këmbë”

23 Janar 2024 | 19:21

Analisti Ergys Mërtiri tha në një intervistë për Euronews Albania se Edi Rama përpiqet ta mbajë në këmbë Berishën, pasi sipas tij, ish-kryeministri është guri i parë i dominosë, i cili mund të marrë me vete shumë të tjerë.

Sipas Mërtirit, si Rama dhe Berisha kanë interesa të përbashkëta për të dalë kundër SPAK-ut.

“Ajo që po bëjnë të dy është të deligjitimojnë SPAK-un, si Rama edhe Berisha kanë rezervat e veta. At atë dy janë kundër SPAK. SPAK është instrument i Amerikanëve për të vendosur drejtësinë dhe në një farë mënyre për të ndëshkuar të pandëshkueshmit.

Të dy bashkë Berisha dhe Rama, përfshirë Metën dhe oligrakinë, mbajnë në këmbë sistemin e tyre për 33 vite. Flas këtu për rrjetin e influencave që ata kanë krijuar dhe mbajnë në këmbë këtë pushtet. Jo më kot shikojmë se opozitarët pasurohen gjatë qeverisjes së tjetrit, njerëzit e Berishës, marrin kulla nga Edi Rama. Kjo tregon se sistemi është një i tërë dhe rënia e Berishës, kërcënon rënien e gjithë sistemit. Fillon Dominoja dhe nuk dihet se ku do të ndalet.

Mendoj se se kjo prek edhe zotin Rama, ndaj ai përpiqet ta mbajë në këmbë Berishën. Se nëse nuk bie guri i parë i dominosë (Berisha) mbahen në këmbë shumë figura të tjera dhe mbahet në këmbë edhe ai vetë”-tha Mërtiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026