“Do shkoj te mjeku”, zhduket në rrethana misterioze 33-vjeçarja shqiptare në Greqi
Një 33-vjeçare shqiptare, Emanuela B. rezulton e zhdukur prej 1 jave në Greqi.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ajo u zhduk në rrethana shumë të çuditshme në 17 janar pasi deklaroi se do të shkonte në Pagni për t’i parë mjekët një plagë në këmbë që kishte nevojë për ndërrim të fashos.
Ajo është zhdukur që atëherë, pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe i kishte thënë se do të kthehej atë mbrëmje.
Por një gjë të tillë nuk e ka bërë deri dje më 23 janar dhe më pas babai ka denoncuar të bijën e zhdukur.
Shqiptarja duket se nuk e ka bërë më parë këtë gje dhe kjo sjellje shkakton shqetësim të fortë pasi pas telefonatës së fundit, celulari i saj mbetet i fikur.
Sipas informacioneve ajo ka lindur në Shqipëri, por ka një kartë identiteti greke. Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë Irakleo.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh