Armatosja e NATO-s/ Flet eksperti: Vendet që po rrezikohen nga lufta
Projekti i NATO-s, për blerjen e armatimeve është parë nga analistët si një rreziku potencial për fillimin e një lufte.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti, ishte i ftuar në Euronews Now, për të folur mbi lëvizjet e fundit të NATO-s, përfshirë dhe stërvitjen më të madhe që kjo organizatë ka mbajtur ndonjëherë, të quajtur “Steadfast Defender 24”.
Sipas ekspertit, ky hap është ndërmarrë specifikisht për disa vende evropiane që po rrezikohen më shumë nga Rusia, siç janë Suedia dhe Finlanda.
“Ky është një lloj sinjali për Rusinë që ka disa limite në atë që quhet agresivitet ushtarak.Ka disa mesazhe të dyjëzuara. E para është që ne sigurojmë mbrojtjen në pjesën veriore të Evropës. Dhe e dyta, ne do të garantojmë sigurinë për çdo shtet anëtar.”-tha ai.
Plani i NATO-s synon stërvitjen e 90.000 trupave ushtarake nga 31 vendet anëtare të aleancës, si dhe Suedisë, e ftuar nga ALEANCA, me një afat kohor prej katër muajsh. Megjithatë, për ekspertin Hoti ky shpenzim kaq i madh për NATO-n, mund të ishte menaxhuar ndryshe, duke i ardhur në ndihmë Ukrainës.
“A nuk do të ishte më mirë që këto shpenzime, pra një pjesë e tyre, të kalonin për mbrojtjen ose armatosjen e Ukrainës, megjithëse kemi parë një lloj rezistence për këtë nga disa shtete?”-u shpreh më tej ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit