Gripi arrin pikun/ Mbi 17 mijë pacientë në javë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 

24 Janar 2024 | 15:47

Gripi ka arritur pikun e tij, sa i takon qarkullimit në vendin tonë. Më shumë se 17 mijë persona kanë kërkuar ndihmë pranë mjekëve gjatë një jave. Specialistët  e institutit të shëndetit publik bëjnë me dije se ky trend do të qëndrojnë për të paktën 2 javë.

“Jemi në pikun e qarkullimit të gripit, ka dhe Covid, por më shumë mbizotëron gripi. Piku parashikohet të zgjasë dy deri në tre javë”-tha Artan Simaku, epidemiolog në ISHP.

Më të prekur mbeten fëmijët, ndërsa nuk mungojnë as shtrimet në spital.

“Qarkullimi i gripit është i përhapur në të gjithë vendin, kanë  arritur deri në 17 mijë raste në javë”- shtoi Simaku.

Në tre javën e fundit, shifrat e të prekurve nga gripi kanë ardhur në rritje me ritme të shpejta. Në popullatë ka prani të viruseve gripale a dhe b, dhe  të koronavirusit. Nëse shifrat të vijnë të rriten po njëlloj, vendi mund të futet në epidemi gripale në fillim të muajit shkurt. Që prej nisjes së qarkullimit të gripit deri me tani është konfirmuar vetëm 1 vdekje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026