Fruthi| Tomini: Pas 4-5 ditësh fëmija mbushet me pika të kuqe nga koka te këmbët
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, është shprehur se fëmijët që preken nga Fruthi mbushen me pika të kuqe nga koka te këmbët.
Komentet Tomini i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se shfaqja e pikëzimit vjen 4-5 ditë pas prekjes nga fruthi.
Ajo tha gjithashtu se disa nga shenjat e tjera të fruthit janë edhe temperatura e lartë, kolla, skuqja e syve, etj.
“Nëse unë jam me fruth, duhet të gjurmohen të gjitha kontaktet me persona të tjerë. Nuk kemi vetëm shfaqjen e shenjave të sipërme respiratorë që janë skuqja dhe lotimi i syve, kolla prezente, temperatura e lartë.
Nga dita e katërt apo e pestë shfaqet ai rashi apo ai pikëzimi në lëkurë që është nga koka deri te këmbët dhe i gjithë trupi pikëzohet në këtë lloj mënyre. Në 4-5 ditët e para nuk dallohet dhe diagnoza diferenciale apo të dyshosh që ke Fruth duhet të dali Rashi me shenjat në lëkurë”, tha Tomini.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë