Edhe dhjetori me rekord turistësh, hynë 616 mijë vizitorë të huaj
Në muajin dhjetor në vendin tonë kanë hyrë 616 mijë vizitorë të huaj, ose 58 për qind më shumë se dhjetorin e vitit të kaluar.
Së bashku me emigrantët shqiptarë, hyrjet arrijnë në 1.36 mln, shifër kjo ndjeshëm më e lartë se vitet paraardhëse.
Të dhënat e nxjerra nga Instituti i Statistikave tregojnë se hyrjet kryesore kanë qenë nga vendet e Europës, ku një pjesë e turistëve edhe për shkak të festave janë kryesisht emigrantë që kthehen në vend pranë familjeve dhe të afërmeve.
Nga ky kontinent, kanë ardhur 571 mijë njerëz, pasuar nga Amerika me 10 mijë dhe Azia Lindore me 2600 shtetas.
Me mbylljen e vitit kalendarik, Shqipëria shënon një rekord në aspektin turistik, pasi ka pritur 10.1 mln vizitorë për 12 muaj, shifra këto që tregojnë se turizmi nuk është më i kufizuar vetëm në muajt e verës, por do të mbetet i hapur për gjithë vitin edhe në 2024, ku vetë qeveria parashikon të vijnë 13 milionë turistë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës