Shqiptarja nga Katari: Këtu aplikon në qeveri për të pirë alkool në shtëpi

26 Janar 2024 | 09:05

Anila Mahalla, eksperte e marrëdhënieve  me publikun, foli në lidhje me pirjen e alkoolit në Arabinë Saudite.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se për të mbajtur alkool në shtëpi duhet të marrësh leje te qeveria.

Mes tjerash ajo nënvizoi se në disa restorante është e lejuar konsumimi i alkoolit.

“Shumica e qytetarëve në Katar, preferojnë të pinë pije alkoolike, por megjithatë është në pika të caktuara.  Personat mbi moshën 21-vjeçare janë të lejuar të konsumojnë alkool. Ata duhet të jenë prezent vetë për të marrë alkoolin. Duhet një kartë identiteti. Duhet të aplikosh në qeveri për të marrë lejen për të blerë alkool. Kjo ndodh nëse të duhet të mbash alkool në shtëpi. Duhet autorizim”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024