Deklaratata e Dumanit, Meta: Kam qenë gjithë jetën nën hetim, nuk ka forcë që…

26 Janar 2024 | 14:20

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet këtë të premte në lidhje me deklaratën që ka dhënë kreu i SPAK Altin Dumani, i cili tha se ai ndodhet nën hetim.

Në një konferencë me gazetarët, Meta tha me ironi  tha se është në dije se gjithë jetën ka qenë nën hetim duke shtuar se prokurorët janë prodhim i politikës.

Mes tjerash ai tha se ka mbrojtur gjithmonë Reformën në Drejtësi, ndërsa hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, për lidhjet që mund të ketë ai me SPAK.

Meta nënvizoi se nuk ka asnjë forcë që mund ta zhbëjë Partinë e Lirisë.

“E di që kam qenë gjithë jetën në hetim. E di që prokurorë që janë prodhimi i politikës, kanë marrë angazhime personale për t’u marrë me Ilir Metën. Unë do jem gjithmonë përballë jush. Të jeni të sigurt që nuk ka asnjë forcë që mund të zhbëjë Partinë Lirisë. Ilir Meta ka mbrojtur gjithmonë Reformën në Drejtësi, mbrojte e cila u konfirmua në të gjitha rastet edhe nga vet Komisioni i Venecias. Lidhur me përpjekjet e Ramës për ta kthyer SPAK në një komisariat policor anti-opozitë për  të shkatërruar pluralizmin politik, nuk jemi aspak të surprizuarr”-tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026

Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri

Meteorologët parashikojnë se viti 2027 do të jetë edhe më i nxehtë, si pasojë e ndikimit të fenomenit El Nino, i cili pritet të rrisë...
19:43 | 25/06/2026