VIDEO| Momenti kur gruaja që mbahej e ngujuar kthehet në banesë, burri: Isha xheloz
35-vjeçari Jetnor Zhaboli,me profesion ekonomist është arrestuar këtë të premte pasi prej disa muajsh ai kishte “burgosur” në shtëpinë e tij nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij 9-vjeçare.
Para policisë ai ka deklaruar se këtë gjë e ka bërë nga xhelozia. Përveçse i mbante të “burgosura” ai u kishte ndaluar atyre të komunikonin me familjarë të tjerë duke u bllokuar edhe valët e telefonit.
Zhaboli gjithashtu kishte vendosur kamera sigurie në të gjitha ambientet e brendshme e të jashtme të banesës, madje edhe në tualet. Ndërsa i vetmi person që mund të dilte nga shtëpia, prej disa muajsh ishte djali 5-vjeçar. Gazetarja Sara Demushi ishte në një lidhje direkte për Euronews Albania ku tregoi më tepër detaje.
“Sipas hetimeve i vetmi person që dilte nga shtëpia ishte Jetnori dhe djali i tij i mitur të ciline çonte si parashkollor në shkollë, ndërsa bashkëshortja, nëna dhe vajza e tij e mitur nuk dilnin prej disa muajsh nga banesa. Sipas 35-vjeçarit, duke iu referuar dëshmisë që dha para oficerëve, shkak ka qenë xhelozia, ndaj kishte vendosur këtë mënyrë jetese për familjarët e tij”,-tha gazetarja Demushi.
Euronews Albania ka siguruar gjithashtu videon ku bashkëshortja e mbajtur prej disa muajsh e ngujuar në banesë kthehet në shtëpi pasi ka dëshmuar në polici.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit