‘Gati të shtojmë trupat në Kosovë’-Sekretari i NATO: Stabiliteti në rajon, i brishtë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilëson situatën në Ballkanin Perendimor si të brishtë.
Në një takim me kryeministrin e Malit të Zi, kreu i NATO-së u shpreh se rajoni ka një rëndësi të veçantë për aleancën dhe zhvillimet në rajon janë në montorim të vazhdueshëm.
Duke folur për ngjarjen në Basnjë, Stoltenberg u shpreh se pas dhunës u dërguan 1 mijë forca të aleancës dhe po vlerësohet situata për dërgim të forcave të tjera.
“Stabiliteti në rajon mbetet i brishtë. Dhuna që shpërtheu vitin e kaluar në Kosovë ishte e papranueshme. Dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dislokuar 1000 trupa shtesë… ne vazhdimisht jemi duke e vlerësuar çdo nevojë për prani të mëtejme”, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka thënë gjithashtu se aleanca është duke vlerësuar mundësinë për të dërguar trupa shtesë në Kosovë.
Kreu i NATO-s ka folur dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, situata mes dy shteteve mund të zgjidhet vetëm me vijimin e bisedimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua
Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:37 Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua
- 12:33 Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri
- 12:26 Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik