Nuk përballon vdekjen e djalit, ish-efektivi vret të gjithë familjen e më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mediat vendase bëjnë me dije se një ish-efektiv policie në gjendje të rënduar psikologjike ka ekzekutuar familjen e tij e më pas veten.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë gjendja emocionale e autorit pasi nuk përballoi dot vdekjen e djalit.
Ish-efektiv i policisë me inicialet M.D., ka qëlluar bashkëshorten djalin e tyre dhe më pas veten, në banesën e tyre në Podgoricë, shkruan Vijesti.
“Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë.
Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat, në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri, për të cilat policia do të konstatojë nëse ato janë në posedim të ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim
- 10:23 Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje