Në burg për tjetër krim, 33-vjeçari zbulohet të jetë “koka” e grupit të kokainës

29 Janar 2024 | 09:54

Interpol Tirana ka arrestuar në burgun e Fierit 36-vjeçarin nga Vlora Armand Lushaj (Jazaj).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Nga dënimi total i dhënë nga gjykata italiane 33-vjeçarit i ka mbetur të kryej dhe 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim.

Ky shtetas dyshohet se në periudhën 2016-2018, ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Arezo, Brindisi dhe Rieti, Itali.

I riu ndodhej në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Xh., të cilin e ka lënë të plagosur.

36-vjeçari u arrestua në Greqi dhe në muajin korrik të vitit 2023, u ekstradua nga Greqia për në Shqipëri.

Arrestiumi provizor i Lushaj u bë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet

Një konflikt me sende të forta është regjistruar mes dy personash mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin. Si pasojë e përleshjes,...
07:17 | 24/07/2026

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026