Fatkeqësitë natyrore prekin ekonominë, Sejko: 1 krizë dëmton 1.3% të prodhimit
Shqipëria renditet ndër vendet më të prekshme nga krizat natyrore. Në takimin e radhës së Bankës së Shqipërisë dhe BERZH për rezultatet e raportit të tranzicionit, në fokus të debatit ishte klima dhe ekonomia e qëndrueshme.
Ekonomia shqiptare renditet ndër më vulnerabël në botë nga ndryshimet klimatike. Lajmin e bën të ditur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili thotë se fatkeqësitë natyrore dëmtojnë në masën 1.3% prodhimin e brendshëm bruto.
“Indeksi global i përshtatjes i matur nga universiteti i Notre Dam e rendit Shqipërinë mes vendeve vulnerabël nga ndryshimet klimatike. Po ashtu FMN ka sugjeruar se Shqipëria ka mesatarisht një fatkeqësi natyrore në vit që shkakton dëme deri në nivelin e 1.3% të PBB dhe prek të paktën 1 në 200 banor të vendit.”
Në takimin e radhës së Bankës së Shqipërisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në prezantimi e Raportit të Tranzicionit, një fokus të debatit ishte impakti klimës dhe krizat natyrore në ekonominë e vendit, ku Sejko theksoj mungesën e të dhënave lidhur me klimën dhe nevojën e politikave ekonomike më të qëndrueshme:
“Për momentin, duhet të pranojmë se ekziston një hendek i madh në të dhënat e lidhura me klimën. Megjithatë, kapërcimi sa më i shpejtë i tij do të krijonte premisa për të përmirësuar më tej modelet tona makroekonomike, analizat e skenarëve dhe vlerësimin e rrezikut”.
Së dyti, në promovimin e financave të gjelbra. Për këtë qëllim, ne kemi miratuar së fundmi “Strategjinë për Menaxhimin e Rreziqeve Financiare të lidhura me Ndryshime Klimatike, 2023-2025. Së treti, në forcimin e bashkëpunimit me partnerët vendas dhe të huaj.
Nga ana tjetër raporti theksoi kontributin e rëndësishëm të turizmit në ekonominë e vendit vitin e kaluar si rrjedhojë e numrit të lart të vizitorëve të huaj, i cili ka ndikuar dhe në rritjen e sektorit të pronave të patundshme dhe në industrinë e argëtimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar