Kosova me qeveri të re, Olluri: Kurtit i leverdis Vjosa Osmani presidente për ta lënë jashtë politikës aktive

22 Mars 2021 | 19:39

Analisti politik në Kosovë, Parim Olluri teksa komentoi për Euroneës Albania qeverinë re ‘Kurti 2’, tha se nuk ka asnjë surprizë për emrin e kryeministrit, për të cilin u nominua vetë Kurti me gjithë rrezikun e rrëzimit në Kushtetuese për shkak të dënimit të mëparshëm dhe emrit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Por, numri i vogël i votave për këtë të fundit sipas tij, është sinjal nga partitë e vogla se nuk do të votojnë presidentin.

Z. Olluri e sheh angazhimin maksimal të Albin Kurtit për ta bërë Vjosa Osmanin presidente me dëshirën e kreut të VV për ta lënë Osmanin jashtë politikës aktive duke e parë si konkurrente të fortë.

“Ka një dëshirë të VV që Osmani të jetë presidente, sepse VV i leverdis zbehja e figurës politike të Vjosa Osmanit, duke e bërë presidente dhe duke e zhvendosur në politikë jo aktive. Kurti i trembet rritjes politike të saj. Është dëshirë e tij për ta lënë jashtë politikës aktive. Më shumë është angazhuar Kurti që e trumbeton atë si presidente sesa vetë Osmani”, u shpreh analisti.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026