Konsumoi kokainë në zyrë, shkarkohet zv. kryetarja e komunës së Leposaviçit
Një investigim i bërë nga gazetari kosovar Besjan Beha, ka zbuluar konsumimin e lëndës narkotike kokainë në ambientet e zyrave të komunës së Leposaviçit.
Në video shihet nënkryetarja e komunës, Dragana Matiç, pjesë e komunitetit serb, e cila së bashku me një tjetër punonjës konsumojnë kokainë në ambientet e zyrave shtetërore.
Në një lidhje me Euronews Albania, gazetari Beha zbuloi se pas publikimit të lajmit të hënën, mëngjesin e sotëm kryetari i komunës Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nënkryetaren serbe.
“Dua të ndaj me ju lajmin e fundit tashmë që nënkryetjarja serbe Dragana Milletiç është shkarkuar. Do të thotë që një ditë pas publikimit të video-inçizimeve ajo është shkarkuar nga ky post. Është shkarkuar nga kryetari Lulzim Hetemi.
Në mëngjes hetuesit kanë ardhur në zyrat tona dhe do të kemi një takim dhe do t’ua dorëzojmë materialet. Prokuroria ka konfirmuar zyrtarisht se nisur një hetim, ku po merr emrat e të gjithë personave të përfshirë dhe pastaj të vazhdojë sipas veprës penale”, tha ai.
Gazetari se në ditët në vijim do të publikojnë dhe materiale të tjera, ku shihen punonjës të tjerë të komunës në veri të Kosovës që konsumojnë lëndë narkotike.
“Djali në video është punonjës i komunës. Kemi dhe video të tjera që do t’i publikojmë ku shihen punonjës të tjerë të komunës duke konsumuar lëndë narkotike”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë