“Pastroni mbetjet e FETO”- Analisti: Përplasja SHBA-Turqi për Gylenistët në Shqipëri

30 Janar 2024 | 13:57

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania, ku komentoi vizitën e shefit të diplomacisë turke, Hakan Fidan, në Tiranë.

Osmani u ndal dhe te ultimatum i Fidan ndaj qeverisë shqiptare për të dorëzuar Gylenistët e fundit që ndodhen në Shqipëri.

Osmani theksoi se çështja Feto në Shqipëri nuk vendos kryeministri Rama, por vendoin amerikanët. Ai shtoi se

Për çështjen FETO në Shqipëri vendosin amerikanët nuk vendos Rama, t’i themi gjërat siç janë.

Unë e njoh mirë situatën aty, i njoh mirë këto korente. Me sa duket Rama po i thotë mikut të tij “Erdogan se unë kam bërë aq sa munda unë të bëj, e kam pastruar shtëpinë, mirë por fshesa ime nuk i kap të gjitha pasi na duhet të merremi vesh me amerikanët”.

Ata janë prezent në Shqipëri për të ruajtur çdo lloj ekuilibri i cili mund të ketë ndikim nesër në lojën gjeopolitike të Ballkanit. Edhe vetë simbolika e zotit Fidan duke ardhur nga dera e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë është një mesazh që roli i Turqisë do të fillojë nga kjo gjerë, apo do të tregojë që kjo është pika e fuqisë time në Ballkan.

Osmani theksoi se takimi i Fidan me zyrtarët e lartë të DASH dhe ministrin e Jashtëm përpara vizitës në Ballkan, tregon se kemi një përputhje të tre poleve Ankara, Uashington, Londër për atë si do të jetë e ardhmja e Ballkanit.

“Ajo që unë shoh është se ka tashmë një vizitë të zotit Hakan Fidan me një valixhe të mbushur plot me projeksionin e ri të Ballkanit i cili me atë që duket është një dakordësi Uashington, Ankara, Londër”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026