Aksident në Elbasan| Automjeti përplaset me motorin, plagosen 3 persona
Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:30 në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.
Sipas burimeve të Policisë, bëhet me dije se një makinë është përplasur me një motor.
Po ashtu bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital jasht rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin C. M., 32 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin B. H..
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin C. M. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”