Ku ndodhen fëmijët e 35-vjeçarit që burgoste familjen? Tandili: Kërkojnë që babai…
Alma Lleshi Tandili, kryetare e Agjensisë së Mbrojtjes së Fëmijëve ishte këtë të martëe ftuar në Euronews Albania ku në një intervistë për Mirela Milorin ka treguar se fëmijët e Jetnor Zhabolit, i cili mbante të burgosur familjen në banesë, kërkojnëqë babai i tyre të shërohet.
Ajo tha se fëmijët e 35-vjeçarit duan që ai të rehabilitohet e të kthehet në familje. Sipas Tandillit Zhabolli ka shfasqur probleme shumë të mëdha psikologjike dhe emocionale.
“Fëmijët asnjëherë nuk i fajësojnë prindërit e tyre. Pavarësisht se ata mu d të dëshmojnë, në perceptimin e çdo të mituri ata familjen e duan të bashkuar. Vajza në deklaratën e saj ka thënë “Unë dua që babi të shërohet”.
Ky është mesazhi që ne e përcjellim të gjithë. Përveç monitorimit dhe ndihmës që i ka dhënë struktura shtetërore me psikolog gjithë kohës, ata duan kohën e tyre tani për t’u qetësuar e për të marrë frymë lirisht.
Nga ana tjetër ata kanë shqetësimin që ai të rehabilitohet e të kthehet në gjendjen e mëparshme për të pasur një marrëdhënie harmonike siç e kanë pasur. Fëmijët tani jetojnë në banesë me nënën e tyre dhe me gjyshërit që shkojnë dhe vijnë, se ata jetojnë në banesa të ndara”,-tha Tandilli.
LEXONI GJITHASHTU:
Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”