Psikiatrja: Jetnor Zhaboli vuan nga çrregullimi deluzional, shkak xhelozia
35-vjeçari Jetnor Zhaboli me profesion ekonomist, mbante të mbyllura brenda banesës nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur. Çifti kishte dy fëmijë 5 dhe 9 vjeç.
Policia kishte arritur të merrte informacione për situatën e pazakontë dhe kur ka shkuar në banesë, e gjithë banesa ishte e kyçur dhe dëgjoheshin vetëm zërat e njerëzve që ishin brenda.
Më pas policia ka marrë 35-vjeçarin i cili ka hapur banesën. Ky i fundit ka deklaruar se e bënte për t’i mbajtur nën kontroll.
Psikiatrja Arjana Rreli tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se Jetnor Zhaboli vuan nga çrregullimi deluzional për shkak të xhelozisë.
“Bëhet fjalë për një çrregullim deluzional i xhelozisë. Çrregullimi psikotip është një mënyrë që zhvillohet me kohën, mendime fikse që nuk kanë lidhje me realitetin, mbi bazën e të cilave ndërtohet një skenar i tërë ndërkohë që ky njëri ka një koeficient inteligjence shumë të mirë, mund të bëjë jetën e tij edhe përtej kësaj psikoze. Këto ditë e kam plotësuar nga mediat që ka pasur edhe halucinacione, zëra, figura. Siç janë me sjellje normale jashtë, brenda këta njerëz bëjnë çudira”, tha psikiatrja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Avokati: 20% e shqiptarëve ruajnë partnerët, i mbyllin, i përndjekin
- Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 35-vjeçarin që izoloi familjen
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor