Avokati: 20% e shqiptarëve ruajnë partnerët, i mbyllin, i përndjekin
35-vjeçari, Jetnor Zhaboli me profesion ekonomist, mbante të mbyllura brenda banesës nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur. Çifti kishte dy fëmijë 5 dhe 9 vjeç.
Policia kishte arritur të merrte informacione për situatën e pazakontë dhe kur ka shkuar në banesë, e gjithë banesa ishte e kyçur dhe dëgjoheshin vetëm zërat e njerëzve që ishin brenda.
Më pas policia ka marrë 35-vjeçarin i cili ka hapur banesën. Ky i fundit ka deklaruar se e bënte për t’i mbajtur nën kontroll.
Ndue Pjetra, avokat detektiv privat tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ky nuk është një fenomen i izoluar në vendin tonë.
Sipas tij, 20% e shqiptarëve i ruajnë partnerët, i mbyllin dhe i përndjekin.
“Është diçka e çuditshme që nuk tregohet nga askush për sa kohë ata kanë qëndruar të izoluar. Më duket e çuditshme dhe nuk besoj asnjë version deri tani, se dikush do ta kërkonte një nga ata njerëz që janë mbajtur të izoluar. Por këto ndodhin në 20 për qind të popullsisë në vendin tonë; në çifte, izolim, hetime, përgjojnë, spiunojnë njëri tjetrin me detektivë, përgjime”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion