Kush është ish-drejtuesi i lartë i policisë që SPAK i sekuestroi 1 mln euro prona

31 Janar 2024 | 10:11

Euronews Albania mëson se personi nën hetim në lidhje me operacionin “Metamorfoza”, të cilit SPAK i sekuestroi disa prona me vlerë 1 milion euro në Tiranë, është ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri.

Hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kanë videntuar se që nga viti 2015 e në vijim ish-shefi i policisë, por dhe familjarë të afërm të tij, kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 milion euro.

Bistri është një ish-oficer i rëndësishëm i Policisë së Shtetit, pasi në vitet e fundit ka drejtuar disa komisariate dhe drejtori vendore policore.

Vetëm 4 ditë para se të arrestohej në kuadër të operacionit Metamorfoza, ai u shkarkua nga detyra e shefit të Operacionales, dhe u emërua specialist i thjeshtë në Drejtorinë e Krimeve.

Në vjeshtën e vitit 2021 Oltion Bistri ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Po ashtu Oltion Bistri ka qenë shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Bistri është nën hetim për “Shpërdorim detyre” pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC.

Kujtojmë se në kuadër të operacionit “Metamorfoza” u godit një grup i strukturuar kriminal që akuzohet veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026