Vdiq pas operacionit plastik, zbardhen detajet: 28-vjeçarja vuante nga kanceri
Një ndërhyrje kirurgjikale ka qenë fatale për një 28-vjeçare në Tiranë. Lirida Hasalla iu nënshtrua një operacioni në një prej spitaleve private të kryeqytetit, por fatkeqësisht humbi jetën.
Prej dy vitesh e reja po përballej me një sëmundje të pashërueshme nga kanceri në mitër.
Ajo kurohej jashtë vendit, por ditët e fundit ishte kthyer në Shqipëri dhe pas konsultave që kishte bërë me mjekët në spitalin privat kishte vendosur të kryente një operacion për të hequr disa kilogramë.
Ndërhyrja krirurgjikale u krye këtë të hënë dhe kushtoi 4 mijë euro. Një ditë më pas pacientja ka kërkuar të shkoj në tualet dhe sipas familjarëve infermierja nuk e ka ndihmuar dhe e ka lejuar të ngrihet.
Në momentin që ka lëvizur nga shtrati, 28-vjeçarja ka rën në tokë dhe ka pësuar trombozë.
Hasalla ka qëndruar për disa orë në reanimacion, por fatkeqësisht humbi jetën.
Familjarët akuzojnë stafin mjekësor për vdekjen e 28-vjeçares pasi sipas tyre mjekët nuk duhet ta kishin lejuar të kryente një ndërhyrje të tillë për shkak të sëmundjes që kishte si dhe për mungesë të trajtimit mjekësor.
Për këtë ngjarje tragjike janë marrë në pyetje familjarët e të resë, mjekët dhe anestezisti që kanë marrë pjesë në operacion.
Ndërkohë pritet përgjigjja e autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 28-vjeçares.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi