Operacioni “Tempulli”, mbeten në burg 35 shpërndarësit e drogës në Durrës
Në përfundim të një seance maratonë gjyqësore në gjykatën e Durrësit, që nisi në orën 10 të paradites së të enjtes dhe përfundoi rreth orës 19:00, janë caktuar masat e sigurisë për 43 të arrestuarit për goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike në qytetin bregdetar.
Gjyqtarja Besjana Garxenaj ka vendosur masën e sigurisë personale “Arrest në burg” për 35 prej të arrestuarve, “Arrest në shtëpi” për njërin prej tyre dhe 7 të tjerë, mes të cilëve dhe një grua, u lanë të lirë me masat shtrënguese “Detyrim paraqitjeje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Të akuzuarit u arrestuan pas finalizimit të operacionit kombëtar ‘Tempulli 2’. Në kuadër të këtij operacioni, policia e Durrësit ushtroi 65 kontrolle, prej të cilave u sekuestruan 1 kg e 120 gramë kokainë dhe 250 doza, 8 kg kanabis sativa dhe miliona lekë, mijëra euro dhe 6 armë zjarri.
Për goditjen e këtij grupi masiv të shpërndarjes të drogave të ndryshme, përfshirë kokainë, heroinë dhe kanabis sativa në territorin e Durrësit janë përdorur metoda speciale të hetimit, kryesisht metoda e blerjes së stimuluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida