VIDEO| “Tempulli” në Durrës: 52 të arrestuar, sekuestrohen armë dhe drogë

23 Janar 2024 | 10:40

Policia e Durrësit ka zbuluar detaje nga operacioni “Tempulli”, i zhvilluar ditën e hënë në rang vendi dhe ku përfunduan në pranga 273 persona, nga 295 urdhër nalime.

Sa i përket Durrësit, uniformat blu në këtë qytet kanë arrestuar 52 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 11 të tjerë.

Policia bën me dije se ka sekuestruar 65 kontrolle banesash, ku janë sekuestruar sasi, kokaine, heroine dhe kanabisi.

Urdhërat e ndalimit nga policia e Durrësit:

-47 urdhra ndalimi nga Prokuroria.

-3 vendime arresti nga Gjykata.

-Janë arrestuar në flagrancë jashtë masës së sigurisë 2  shtetas.

-janë shallur 11 shtetas në kërkim.

-janë kryer 65 kontrolle ambientesh/banesash.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

-1 kg e 120 gramë  kokainë dhe 250 doza.

-8 kg kanabis sativa dhe 500 doza.

-360 doza heroinë.

-1200000 lekë.

-14.500 mij euro.

-1 armë zjarri pistoletë.

-3 armë gjahu.

-2 armë sportive.

-23 automjete.

-8 peshore.

-3 armë të ftohta.

-44 celular.

-municion luftarak

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026